![]() |
|
|
#1 |
|
Senior Member
Antarėsuar: Apr 2011
Postime: 7,221
![]() |
Heroi i shquar grek, Akili, lindi nga lidhja e Peleut, Mbretit tė Thesalisė me Perėndinė e Detit, Tetisin. Nėna e tij, qė i pėrkiste familjes sė perėndive tė Olimpit donte ta bėnte djalin tė pavdekshėm, ashtu si ishte edhe ajo.
Tetisi e zhyti foshnjėn e saj nė ujėrat sterrė tė zeza dhe tė ngrira tė lumit tė Mbretėrisė sė tė Vdekurve qė quhej Stiks. Ujėrat magjike tė kėtij lumi, qė kishin forcė ta bėnin tė paprekshėm cilindo qė do tė lahej nė to, e bėnė Akilin luftėtar tė pamposhtur, me pėrjashtim tė thembrės, vendi nė tė cilin nėna e kishte mbajtur. Centauri Kiron, gjithė mirėsi e urtėsi, mori pėrsipėr edukimin e Akilit tė vogėl. Akili mėsoi tė pėrballonte rreziqet e pyjeve dhe tė pėrrenjėve, tė vraponte po aq shpejt sa njė sorkadhe, tė ngjiste malet mė tė thepisura e sidomos tė pėrdorte armėt. Centauri e ushqeu gjithashtu me tė brendshme kafshėsh, pėr ti pėrcjellė forcėn e tyre, pa harruar mjaltin, pėr ti dhėnė ėmbėlsinė. Pak nga pak djaloshi u bė luftėtar i rrezikshėm. I etur pėr lavdi dhe heroizma, bashkė me mikun e tij tė pandarė, Patroklin, Akili u bashkua me Uliksin dhe Nestorin pėr tė sulmuar qytetin e Trojės. Kur ishte vetėm pesėmbėdhjetė vjeē, ai mori nėn komandėn e tij pesėdhjetė anije. Me kėtė rast e ėma i dhuroi katėr kuaj tė pavdekshėm dhe njė armaturė tė papėrshkrueshme, tė punuar nga Hefesti, Perėndia e Farkės. Gjatė pushtimit tė Trojės, Akili luftoi me trimėri dhe dukej mė i forti nga tė gjithė. I mbushur me zemėrim tė papėrmbajtur nga vrasja e Patroklit, ai vrau mė trimin e trojanėve, Hektorin, qė e kishte vrarė mikun e tij. Dhe pėr tė tmerruar armiqtė, kufomėn e Hektorit e tėrhoqi zvarrė pas qerres sė tij, pėrreth qytetit. Pėr tė marrė hak pėr vdekjen e tė vėllait, Paridi, princi i ri qė kishte shkaktuar luftėn e Trojės, duke rrėmbyer tė bukurėn Helenė, e dinte tė vetmen pikė tė prekshme tė heroit tė pamposhtur. Dhe gjuajti luftėtarin me njė shigjetė drejt e nė thembėr. Kėshtu vdiq Akili, heroi tė cilit zotat i kishin dhėnė njė jetė tė shkurtėr, por tė lavdishme. |
|
|
|